Ilustrim

Shërbyesit korrektues në Pejë të hënën në protestë për rroga

Sindikata e Pavarur e Shërbimit Korrektues të Kosovës – Dega në Pejë kanë paralajmëruar një protestë  ditën hënë.

Sipas njoftimit të kësaj Sindikate protesta një orëshe do të mbahet në shenjë pakënaqësie me koeficientin e rrogave e cila ju është caktuar në bazë të ligjit.

Në njoftim thuhet se punëtorët e Shërbimit Korrektues janë të indinjuar me premtimet e Ministrisë së Drejtësisë.

Përveç koeficientit për paga, shërbyesit korrektues po kërkojnë edhe pagesë prej 40 përqind për shkallën e rrezikshmërisë në punë.