Vizita në Minierën e "Trepçës"

Serbia Kundër Kontrollit të “Trepçës” nga Kosova

Vuçiq tha të martën se Qeveria e Serbisë ka refuzuar vendimin e Prishtinës për ta futur kompleksin e Trepçës të veriut me shumicë serbe në Kosovë nën kontrollin e saj.

“Kompleksi i minierave është vital për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës.. Për ne, ky vendim është i pavlefshëm,” tha Vuçiq në një konferencë për media në Serbi.

“Pronësia e drejtë duhet të mbrohet. Ne nuk do t’i lëmë shqiptarët ta bëjnë këtë dhe ne do të kërkojmë arbitrazh sepse kjo do të thoshte se ne e njohim Kosovën si shtet,” u ka thënë ai mediave pa i konkretizuar hapat e mëtutjeshëm të Beogradit.

“Serbia nuk do t’i zhgënjejë njerëzit e saj në Kosovë,” shtoi Vuçiq, duke paralajmëruar autoritetet kosovare që të mos marrin territorin e minierës me forcë.

Parlamenti i Kosovës ka miratuar një ligj të premten përmes së cilit procesi kompleksi i minierës së prodhimit industrial u transformua në një kompani me aksione të ndara, ku Qeveria e Kosovës do të kontrollojë 80 për qind të aksioneve dhe 20 për qind të tjera do të mbesin pronë e punëtorëve të saj.

“Resurset minerale janë pronë e Republikës së Kosovës dhe me këtë ligj  asetet e ‘Trepçës’ janë dhe do të mbesin në Kosovë,”i tha parlamentit të premten Kryeministri Isa Mustafa.

Marrja përsipër u miratua me gjithë protestën e deputetëve opozitarë në Prishtinë, pjesëtarëve serbë të kabinetit të Kosovës, minatorët serbë të Kosovës dhe Beogradit.

Partitë opozitare të Kosovës u ankuan për kohën që u ishte dhënë për të studiuar draftin e legjislacionit para leximit të parë.

Minatorët serbë të Kosovës në ndërkohë bllokuan rrugët në mes të Prishtinës dhe Rashkës në jug të Serbisë, të enjten e kaluar duke protestuar për draftin e ligjit.

Kompleksi lider i mineraleve si zinku dhe argjendi që ishte dikur konglomerati më fitimprurës gjatë periudhës së Jugosllavisë, është i ndarë në vija etnike.

Pjesa veriore e kompleksit ka të punësuar pjesëtarë të minoritetit shumicë në veri të Kosovës dhe udhëhiqet nga Beogradi.

Pjesa jugore ka të punësuar shqiptarë të Kosovës dhe është nën kontroll të autoriteteve të Prishtinës.

Për shkak të mosmarrëveshjes për pronësinë, miniera ka punuar vetëm në kapacitete të ulëta, ka grumbulluar borxhe të mëdha dhe po përballet me bankrotim.

Serbia dhe Kosova janë në bisedime të vazhdueshme në Bruksel, nën mbikëqyrje të Bashkimit Evropian dhe të fokusuara në normalizim të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet përfshijnë çështjet e mosmarrëveshjeve për pronësi në Kosovë.