Foto: Ilustrim

Serbët në Plemetin bllokojnë rrugën me gurë

Rruga në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit është bllokuar sot nga disa banorë serbë, pas rritjes së taksës prej 100%, për produktet serbe.

Policia ka konfirmuar për KALLXO.com se rruga në fshatin Plemetin është bllokuar me anë të disa gurëve, të cilët janë larguar nga policia.

“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe i ka larguar gurët, tani rruga është e qarkullueshme për kalim”, ka thënë zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Protesta gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar të mbahen edhe në veri të Mitrovicës, dhe në vendet ku ka banorë serb.

Gjatë ditës së djeshme më shumë se 20 kamion janë kthyer prapa nga Dogana e Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës nga 10% në 100% për produktet serbe.