Serbët e Kosovës Votojnë në Zgjedhjet e Serbisë

Vendvotimet janë hapur në shumë vendbanime të serbëve të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, sado që qeveria e Kosovës kishte thënë se kjo nuk do të lejohet të ndodhë.

Radhë të gjata janë parë në disa qendra të votimit ndërsa brenda gjithkund vendvotimeve janë të vendosura simbole shtetërore të Serbisë.

Fletëvotimet janë shtypur edhe në gjuhën shqipe.

Misioni i OSBE-së ka konfirmuar se të gjitha qendrat dhe degët shoqëruese të operacionit të drejtuar nga ky mision për “grumbullim të votave” janë hapur dhe se procesi është duke rrjedhur normalisht.

Edhe kryesuesi i vendvotimit në Ranillug, Jordan Mikiq, ka thënë së se procesi i votimit po ecën normalisht.

Në Novobërdë ka votuar edhe kryetari i komunës, Svetisllav Jovanoviq.

CLIPS001.Still002

Për këto zgjedhje janë hapur pesë qendra me 16 degë përkatëse nëpër Kosovë, dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre.

OSBE ka thënë se ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e operacioneve të mëhershme, në veçanti atë të vitit 2014. OSBE do të jetë bartës i operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm që do të përdoret në këtë proces. Materiali si fletëvotimet dhe listat e votuesve i janë dorëzuar OSBE-së nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë (KZR). Mënyra e hedhjes së votës për personat me të drejtë vote do të jetë e njëjtë si në 2014.

CLIPS001.Still005 CLIPS001.Still004