Ndërtesa e Universitetit të Prizrenit | Foto: KALLXO.com

Senati i UPZ-së i bën thirrje Prokurorisë të hetojë anëtarët e Këshillit Drejtues

Senati i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me emërimin e u.d. rektorit, Ismet Temajt.

Me këtë rast Senati i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij uUniversiteti, pasi sipas tyre kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare me zgjedhjen e Temajt UD rektor.

Në këtë mbledhje anëtarët prezent në mënyrë unanime janë pajtuar që organet përkatëse të ushtrojnë ankesë në Inspektoratin e Punës në Prizren dhe MASHT ndaj vendimit të nxjerrë nga 4 anëtarë të Këshillit Drejtues që e kanë marrë vendimin për Ismet Temajn.

Po ashtu, Senati ka kërkuar që komisioni në kuadër të UPZ-së të vlerësojë nëse ka konflikt interesi për zgjedhjen e u.d. rektorit Temaj.

Senati i Universiteti të Prizrenit ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të shkarkojë anëtarët e Këshillit Drejtues që janë dërguar nga kjo ministri, pasi sipas tyre ata janë fajtorë pse Temaj është bërë UD rektor.

Senati në këtë mbledhje ka bërë edhe thirrje që partitë në pushtet të “heqin dorë nga UPZ-ja”.

https://kallxo.com/universiteti-i-prizrenit-behet-me-ushtrues-detyre-te-rektorit/

 

https://kallxo.com/studentet-e-prizrenit-paralajmerojne-bojkotim-te-mesimit/

 

https://kallxo.com/studentet-e-prizrenit-ne-proteste/

 

https://kallxo.com/studentet-prishin-mbledhjen-ku-parashihej-te-zgjidhej-u-d-rektori-i-universitetit-te-prizrenit/

Zgjedhja problematike e Rektorit të Universitetit të Prizrenit