Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë, studentët prizrenas improvizojnë seancë gjyqësore
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të hënën studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren improvizuan një seancë gjyësore.
Seanca u mbajt në gjykatoren e Fakultetit Juridik, në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamenti për Çështje Administrative, departament ky që vlenë për gjithë territorin e Kosovës.
Studentëve iu mundësua që pjesën teorike ta realizojnë edhe në praktikë, nga lënda “Procedura Administrative”, e cila është ligjëruar këtë semestër.
“Falë bashkëpunimit në mes kolegëve studentë, stafit akademik të fakultetit dhe stafit akademik të Universitetit studentët bëjnë aktivitete që u mundësohet të i sqarojnë, studiojnë, hulumtojnë dhe laborojnë çështjet procedurale, anën formale dhe materiale që nevojiten qysh në fillim të Procedurës deri tek Seancat që mbahen dhe deri tek shpallja e Vendimit në atë formë të cilin e parasheh ai departament i asaj Gjykate”- thuhet në komunikatën e Universitetit të Prizrenit.
Tutje theksohet se në këtë seancë të improvizuar janë paraqitur edhe palët gjatë seancës duke nisur prej trupit gjykues të përbërë nga kryetarja dhe anëtarët e trupit gjykues, palën paditëse të përfaqësuar me autorizim nga avokatët e tyre në mënyrë “Pro Bono”, palën paditëse që në këtë simulim ishte Ministria e Drejtësisë me përfaqësuesit e tyre dhe procesmbajtësin për procesverbal gjatë seancës.
Universitet ka falënderuar stafin akademi, dekanin e Fakultetit Juridik dhe profesorin e lëndës në kuadër të së cilës është bërë ky simulim Prof. ass.dr. Dardan Vuniqi, duke shtuar se do të ketë sërish aktivitete të tilla për studentët.