Zvogëlohet buxheti i Universiteteve Publike të Kosovës
Buxheti i të gjithë universiteteve publike në Kosovës për vitin 2024 pritet të zvogëlohet për rreth 2 milionë euro.
Në vitin 2023, buxheti për të gjitha universitete publike ishte 52 milionë e 324 mijë e 266 euro kurse për vitin 2024 pritet që buxheti i akumuluar i shtatë universiteteve publike të kap shifrën prej 50 milionë e 172 mijë e 146 euro, apo 2 milionë e 152 mijë e 120 euro më pak buxhet.
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Prishtinës sipas projekt-buxhetit të vitit 2024 do të ketë buxhet prej 31 milionë e 710 mijë e 72 euro.
Kjo shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2023 që ishte 32 milionë e 666 mijë e 582 euro, i bie se ky buxhet është zvogëluar me 956 mijë e 510 euro.
Buxheti i këtij institucioni për shpenzimet kapitale ka mbetur i njëjti krahasuar me vitin 2023 ku për të dy vitet ky buxhet është 5.4 milionë. Kategoritë që kanë rritje janë ato të mallrave dhe shërbimeve dhe subvencione e transfere. Buxheti i UP-së për paga dhe mëditje si dhe për shpenzimet komunale është zvogëluar krahasuar me vitin 2023.
Projekti që konsumon më së shumti buxhetin e UP-së për investimet kapitale është projekti për ndërtimin e objektit të FSHMN-së, që gjatë vitit 2024 pritet të kap shifrën prej 2.8 milionë eurove.
800 mijë euro pritet t’i kushtoj këtij Universiteti renovimi i objekteve; Nga 700 mijë euro pritet të kushtojnë “mjetet e konkretizimit” dhe laboratori për UP-në; 200 mijë euro janë të parapara për ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik; Nga 100 mijë euro pritet të kushtojnë ndërtimi i objektit për farmacinë dhe zgjerimi dhe ndërtimi i një objekti.
Vetëm 100 mijë euro nga buxheti i UP-së për investime kapitale është buxhet i ri, të tjerat janë vazhdim nga viti 2023.
Ky Universitet, në të gjitha fakultetet e tij ka 6 mijë e 78 studentë. Prej tyre 4 mijë e 153 janë gra dhe vajza, kurse 1 mijë e 925 janë burra dhe djem.
Universiteti i Prizrenit
Universiteti i Prizrenit për vitin 2024 pritet të ketë buxhet në vlerë prej 2 milionë e 966 mijë e 621 euro.
Krahasuar me buxhetin e vitit 2023 që ishte në vlerë prej 3 milionë e 204 mijë e 82 euro, i bie që buxheti i këtij universiteti të jetë zvogëluar për shumën prej 237 mijë e 461 euro.
Nga buxheti prej afro 3 milionë eurove për vitin 2024, 1 milion e 908 mijë e 621 euro shkojnë për paga dhe mëditje, 600 mijë euro për mallra dhe shërbime, 73 mijë euro për shpenzime komunale si dhe 185 mijë euro për subvencione dhe transfere.
Për shpenzime kapitale, ky Universitet ka të ndarë 200 mijë euro që shkojnë në projektin “Ngritja e infrastrukturës së re dhe renovimi i objekteve ekzistuese për Universitetin e Prizrenit”. Këto 200 mijë euro janë vazhdim nga buxheti i vitit 2023.
Universiteti i Pejës
Universiteti i Pejës për vitin 2024 pritet të ketë buxhet që kap vlerën prej 4 milionë e 470 mijë e 652 euro.
Buxheti i këtij universiteti për vitin 2023 ishte 4 milionë e 358 mijë e 739 euro, që i bie se për vitin 2024 këtij universiteti i është rritur buxheti për 111 mijë e 913 euro.
Pak mbi 2 milionë euro të buxhetit për vitin 2024 do të shkojnë për paga dhe mëditje, 657 mijë e 8 euro pritet të shpenzohen për mallra, shërbime dhe shpenzime komunale kurse 185 mijë euro për subvencione dhe transfere e 1 milion e 620 mijë euro janë të planifikuara për shpenzime kapitale.
Nga buxheti për investimet kapitale, Universiteti i Pejës 1 milion e 550 mijë euro pritet t’i shpenzoj për projektin e ndërtimit dhe renovimit të infrastrukturës së universitetit, 50 mijë euro janë të parapara për blerje të pajisjeve dhe 20 mijë euro tjera për blerje të pajisjeve laboratorike.
I gjithë buxheti i Universitetit të Pejës për investimet kapitale është vazhdim nga buxheti i vitit 2023.
Universiteti i Gjilanit
2 milionë e 34 mijë e 656 euro pritet të jetë buxhetit i Universitetit të Gjilanit për vitin 2024.
Krahasuar me vitin 2023 kur buxheti i këtij universiteti ishte 2 milionë e 312 mijë e 204 euro, i bie që për vitin 2024 Universiteti i Gjilanit do ketë 277 mijë e 548 euro më pak buxhet.
Nga buxheti i vitit të ardhshëm, pritet që 1 milionë e 112 mijë e 733 euro të shkojnë për paga dhe mëditje, për mallra, shërbime, shpenzime komunale dhe subvencione e transfere ky Universitet ka buxhet të akumuluar prej 711 mijë e 923 euro kurse për shpenzime kapitale buxheti shkon në 200 mijë euro.
Ndërtimi i kampusit të Universitetit do i marr 100 mijë euro të buxhetit për investimet kapitale të këtij universiteti, nga 50 mijë euro janë të ndara për blerje të mobileve dhe blerje të pajisjeve laboratorike.
Nga këto 200 mijë euro, të gjitha janë vazhdim nga buxheti i viti 2023.
Universiteti i Gjakovës
Buxheti i Universitetit të Gjakovës për vitin 2024 do jetë 3 milionë e 309 mijë e 59 euro.
Krahasuar me vitin 2023, buxheti i këtij universiteti kapte vlerën prej 3 milionë e 226 mijë e 849 euro, që i bie se për vitin 2024 buxheti rritet për 82 mijë e 210 euro.
Gati 1 milionë e 250 mijë euro nga ky buxhet planifikohet të shkojnë për paga dhe mëditje. Mbi 711 mijë euro janë të planifikuara për mallra, shërbime, shpenzime komunale e subvencione. 1 milionë e 350 mijë euro planifikohen për shpenzime kapitale.
Nga i gjithë buxheti i investimeve kapitale, Universiteti i Gjakovës 1.2 milionë planifikon t’i shpenzoj për ndërtimin dhe renovimin e infrastrukturës kurse 150 mijë të tjera për blerje të pajisjeve laboratorike, inventar dhe të teknologjisë informative.
I gjithë buxheti për investimet kapitale është vazhdim nga viti 2023.
Universiteti i Mitrovicës
Universiteti i Mitrovicës planifikohet që për vitin 2024 të ketë buxhet në vlerë prej 3 milionë e 567 mijë e 551 euro.
Në vitin 2023 ky buxhet ishte në vlerë prej 3 milionë e 852 mijë e 459 euro, që i bie se për vitin 2024 do ketë zvogëlim të buxhetit në vlerë prej 284 mijë e 908 euro.
Nga buxheti i këtij universiteti për vitin 2024, 2 milionë e 304 mijë e 197 euro shkojnë për paga dhe mëditje, 943 mijë e 354 euro shkojnë për mallra, shërbime, shpenzime komunale dhe subvencione si buxhet i akumuluar, ndërsa 320 mijë euro tjera të buxhetit janë paraparë për investime kapitale.
130 mijë euro nga ky buxhet do shkojnë për projektin “Furnizimi me paisje të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike”, kurse pjesa tjetër shkon për pajisje laboratorike, të TI-së dhe ndërtim e renovim të infrastrukturës.
I gjithë buxheti për investimet kapitale është vazhdim nga viti 2023.
Universiteti i Ferizajt
Buxheti i Universitetit të Ferizajt për vitin 2024 pritet të jetë 2 milionë e 113 mijë e 535 euro.
Për vitin 2023 ky buxhet ishte 2 milionë e 703 mijë e 351 euro, që i bie se për vitin 2024 ky buxhet u zvogëlua në vlerë prej 589 mijë e 816 euro.
917 mijë e 535 euro pritet të shkojnë këtij Universiteti për paga dhe mëditje gjatë vitit 2024. Si shumë e akumuluar e kategorive mallra dhe shërbime, shpenzime komunale si dhe subvencione dhe transfere del shuma prej 596 mijë euro kurse për shpenzime kapitale janë të ndara 600 mijë euro.
200 mijë euro prej shpenzimeve kapitale, Universiteti i Ferizajt do i shpenzoj në mjete konkretizimi, 200 mijë tjera në pajisje laboratorike dhe 200 mijë në ngritjen e infrastrukturës dhe renovimin e objektit të Universitetit.
I gjithë buxheti i shpenzimeve kapitale të Universitetit të Ferizajt për vitin 2024 është vazhdim nga viti 2023.