Mentor Alishani zgjidhet rektor i Universitetit të Prizrenit

Mentor Alishani është zgjedhur rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Lajmin për zgjedhjen e Alishanit e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Këshilli drejtues i Universitetit të Prizrenit më informoi se pas një procesi të drejtë e transparent, me 7 vota pro ka zgjedhur rektorin e ri, Mentor Alishani. Në konkurs kanë aplikuar 7 kandidatë. Sipas Këshillit Drejtues, Alishani ka qenë kandidati më i përgatitur, me përformancën më të mire”- ka bërë të ditur Nagavci.