Foto: REL

Ruanda ua Ndalon Xhamive të Përdorin Altoparlantë

Ruanda ua ka ndaluar xhamive në kryeqytetin Kigali të përdorin altoparlantët gjatë lutjeve.

Autoritetet thonë se lutjet pesë herë në ditë i kanë shqetësuar banorët e qarkut Niarugenge, ku ndodhet numri më i madh i xhamive.

Muajin e kaluar, rreth 700 kisha janë mbyllur pasi nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.

Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.