Pika kufitare në Bërnjak - Foto: KALLXO.com

Policia ndalon një serb me nënshtetësi malazeze në Bërnjak, shkak mbishkrimet që nxisin përçarje

Të shtunën, në Bërnjak, Policia e Kosovës ka ndaluar një serb me nënshtetësi të Malit të Zi nën dyshimin për nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas forcave të rendit, gjatë kontrollit të veturës atij iu gjetën mbishkrime që nxisnin përçarje.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake, etj” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore” – thuhet tutje në njoftim.