Policia ndaloi një person në Drenas, i sekuestrohet revolja me fishekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person për armëmbajtje pa leje në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 02:30 më datë 11.02.2024.

Policia thotë se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.