Policia ndalon pesë persona për kontrabandë me mallra në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë  një rast të kontrabandimit me mallra në në fshatin Kozarevë të Zveçanit, në orët e vona të ditës së djeshme.

Polica ka thënë se ka ndaluar 5 persona të cilët dyshohen se në rrugë ilegale kontrabandoni mallra ushqimore e higjienike nga Serbia në Kosovë.

“Më datën 11.10.2023, rreth orës 22:45 në lokacionin e lartcekur, nga njësitë kompetente policore janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to 4 (katër) me targa të Serbisë dhe 1 (një) me targa të RKS-së, që të gjitha me drejtues 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se rastin e ka iniciuar si ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, dhe do të procedohet në procedurë të rregullt

Kurse, sipas PK, mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë, për procedura të mëtejme.