ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

RrGK: Ne si shoqëri kemi dështuar në sistemin e mbrojtjes, sigurisë dhe drejtësisë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)  ka reaguar pas rastit i cili ka ndodhur në Drenas ku një rreshter është arrestuar nën dyshimin se dhunuar një të mitur .

RrGK përmes një komunikatë për media ka radhitur edhe veprat të cilat dyshohet se janë kryer nga polici.

“Kodi Penal i Kosovës thotë se për dhunim në rrethana që përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit, dhe të moshës, dënimi për këtë vepër është 5 deri në 15 vjet burgim. Deri në 5 vite burgim është dënimi për kanosje. Keqpërdorimi i pozitës zyrtare, sipas kodit penal, ndikon në ashpërsim të dënimeve. Ndërprerja e pajeluar e shtatëzënisë denohet deri në 8 vite burgim, në rastet kur viktimë janë të miturit, dënimet përsëri ashpërsohen. Ngacmimi seksual sipas kodit penal dënohet me deri në 3 vite burgim.  Këto janë vetëm disa prej veprave penale, të cilat RrGK i ka identifikuar në këtë rast. Për të dyshuarin, do të duhej të shqiptoheshin mbi 30 vite burgim”, thuhet në komunikatën e tyre.

Mirëpo sipas tyre dënimet e dënimet për ushtruesit e dhunës ndaj grave, vrasësit e grave, po dëshmohet të mos jenë në proporcion me krimin e shkaktuar.

“Duhet theksuar se në këtë rast, kemi fajtorë edhe gjinekologun që kreu në mënyrë të paligjshme ndërprerjen e shtatzënisë, i cili, poashtu sipas Insajder-it, është duke u mbajtur në paraburgim, si dhe profesorin, nga i cili fillimisht nisi ky tmerr rrugëtimin”, thuhet tutje.

Poashtu ne këtë komunikatë Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) , thuhet se ne si shoqëri kemi dështuar në sistemin e mbrojtjes, sigurisë dhe drejtësisë.

“ Ne shpresojmë që kjo të jetë tragjedia e fundit e këtij lloji, dhe se kryesit e këtyre veprave të marrin dënimet meritore. Raporti i Kosovës 2018 i bërë nga Bashkimi Evropian, ka qenë shumë kritik për sa i përket sistemit të drejtësisë dhe trajtimit të dhunës ndaj grave. Është koha e fundit që ne si shoqëri të vetëdijësohemi dhe t’i dënojmë ushtruesit e dhunës”, thuhet aty.

Krejt në fund ky rrejt I falënderon edhe mediat për punën e tyre në luftimin e dhunës ndaj grave.

“Rrjeti i Grave të Kosovës falënderon mediat vendore, elektronike, të shkruara apo online për kontributin që po bëjnë në luftim të dhunës ndaj grave, duke u bërë zëri i grave dhe vajzave. Vetëm në këtë formë, organizatat joqeveritare, mediat dhe e tërë shoqëria mund t’i dënojmë, e më shpresë se dikur edhe t’i parandalojmë të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, thuhet në komunikatë.

Poashtu kërkon nga organet e drejtësisë të angazhohet që të dyshuarit ipet dhunë ndaj grave të marrin dënimet e merituara.

“ Vetëm në këtë formë, ne e dëshmojmë që jemi një vend demokratik, i denjë për familjen e madhe evropiane. Dhe vetëm në këtë formë, ushtruesit e dhunës do ta kuptojnë që mbi ta qëndron ligji, dhe asgjë tjetër”, theksohet aty.

https://kallxo.com/rreshteri-policor-ne-drenas-arrestohet-si-i-dyshuar-per-dhunim/