Ekspozita 'Dhuna nuk fshehet mrena mureve’. Foto:RrGK

Nesër hapet ekspozita ‘Dhuna nuk fshehet mrena mureve’

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizaon nesër, më 30 tetor 2020, hapjes e ekspozitës, “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.

Ekspozita hapet nga ora 10:00 deri në 16:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njostimi për media RrGK-së njofton se kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.

“Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Vetëm gjatë periudhës mars-qershor në Kosovë kemi pasur rreth 40% më shumë raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e RrGK-së.

RrGK po ashtu bën të ditur se ekspozita do të mbahet duke respektuar masat anti-covid, me maska, dezinfektues dhe duke mos lejuar grumbullimin e më shumë se pesë personave.

Ekspozita ‘Dhuna nuk fshehet mrena mureve’. Foto:RrGK