Rrezikohen fëmijët me veturë, arrestohen dy të dyshuar

Dy burra janë arrestuar në rrugën Gjilan-Kamenicë, pasi dyshohet se me veturat e tyre kanë rrezikuar disa fëmijë.

Sipas raportit të Policisë  të dyshuarit nuk kanë respektuar urdhërat e zyrtarëve policor dhe në këtë mënyrë, me veturat e tyre në lëvizje, kanë penguar dhe rrezikuar fëmijët.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.