Prishtinë, rrëshqitje dheu në lagjen Arbëria, lëndohet një punëtor

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lagjen Arbëria në  Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.