Rrënimi i objekteve të rrezikshme në Prizren, Foto: Facebook/Komuna e Prizrenit

Rrënohen objektet e vjetra me rrezikshmëri në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar t’i rrënojë objektet e vjetra dhe të amortizuara që janë në rrënim e sipër.

Pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave është konstatuar rrënimi i disa objekteve përskaj rrugëve.

Këto objekte janë konsideruar të rrezikshme për qytetarët dhe se nuk kanë vlera të trashëgimisë kulturore.