Foto: Ilustrim

Rrahje në Vushtrri, lëndohen dy të mitur

Dy persona të moshës së mitur kanë mbetur të lënduar si pasojë e një mosmarrëveshje në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11, në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku gjashtë të mitur si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Sipas policisë, dy të mitur kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar nga policia.

Sipas policisë, edhe njëri nga personat e arrestuar ka pësuar lëndime si pasojë e mosmarrëveshjes.

Personave të dyshuar pas intervistimit u është caktuar masa e ndalimit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe dëmtim i pasurisë.