Reagimet për fishekzjarre, Shpend Ahmeti i quan sulme nga ish kolegët e tij

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me planifikimin e ndezjes së fishekzjarreve sonte në koncertin e organizuar nga banka Pro-Credit në koncertin e Elvana Gajtës.

Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se komuna nuk ka kompetenca të japë leje për ndezjen e fishekzjarreve.

Ai ka shkruar se nuk po mund t`i kuptojë, siç i ka quajtur ai ‘shpifjet e ish kolegëve’ të tij, të cilët sipas Ahmetit po shpifin për ta sulmuar.

Kryteari Ahmeti ka shkruar se vitin e kaluar ishin 3000 kilogramë mjete piroteknike dhe nuk kishte reaguar askush, kurse tani për 1000 kilogramë nuk kanë lënë asgjë pa shpifur.

POSTIMI I PLOTË i Shped Ahmetit:

Sa për sqarim edhe njëherë:

Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshu për koncertin.

Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia sic e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falenderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falenderuese nqs paratë e fishekzjarreve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.

I përkrahim iniciativat qytetare por do të ishte mirë që të niset një e përgjithshme për mjetet piroteknike. Mjafton të bëhet një hulumtim për importin e mjeteve dhe po ashtu për lejet që lëshohen për çdo javë. Dhe të krahasohen edhe me shtetet e tjera.

Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njejtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif.