Ndalimi i veturave me xhama të zi

Reagimet e shoferëve kur njësitë speciale ua largojnë xhamat e zinj

Aksioni i Policisë së Kosovës, i xhiruar nga kamerat e emisionit “Drejtësia në Kosovë”, kësaj radhe solli filmimet ekskluzive kur policia i ndalon veturat e xhama të errët.

Në rubrikën “Policia”, pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndalojnë veturat në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani” dhe në disa raste hasin në vetura me xhama të errët.

Siç shihet në filmimet ekskluzive, policia i obligon drejtuesit e mjeteve që t`i largojnë aty për aty foljet e errëta të cilat i kanë vendosur pa leje përkatëse.

Gjatë këtij aksioni, policia poashtu kryen edhe kontrolle ndaj vozitësve dhe veturave të tyre për t`u siguruar që të njëjtit nuk bartin gjëra ilegale.