Foto ilustruese. Foto:Damien Gadal/Flickr.

Raporti: Bullgaria nuk po parandalon ryshfetin e huaj

Bullgaria është midis 22 vendeve që kanë pak ose aspak masa për të mos lejuar kompanitë ndërkombëtare t’i ofrojnë ryshfet nëpunësve të tyre civil, sipas një raporti të ri nga organizata anti-korrupsion Transparency International.

Raporti, Eksportimi i Korrupsionit, thotë se Bullgaria ndodhet në fund të renditjes përsa i takon hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të njerëzve për korrupsion, së bashku me eksportues më të mëdhenj si Koreja e Jugut, Turqia, Japonia, Rusia dhe disa shtete të BE-së.

Shtetet që pozicionohen mirë në renditje përfshijnë SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Zvicrën dhe Izraelin.

Raporti përfshin shtetet që janë nënshkruese të Konventës për Anti-Korrupsion të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të vitit 1997, e cila u miratua për të trajtuar anën korrupsionin ndërkombëtar.

“Qeveritë kanë premtuar të zbatojnë ligjet kundër dhënies ryshfet të zyrtarëve të huaj nën konventat e OECD-së dhe OKB-së. Megjithatë, shumë prej tyre nuk po hetojnë raste të mëdha korrupsioni të madh, të cilat përfshijnë ndërmarrjet shtetërore dhe politikanë të lartë,” tha kryetarja e Transparency International Delia Ferreira Rubio në një njoftim për shtyp.

Përveç 36 anëtarëve të OECD, tetë vende të tjera – përfshirë Bullgarinë – janë palë të traktatit.

Vendet vlerësohen në bazë të performancës së zbatimit në faza të ndryshme – numri i hetimeve të filluara, akuzat e ngritura dhe rastet e përfunduara me sanksione.

“Ne vlerësojmë sistemin gjyqësor, bashkëpunimin në raste të vështira në nivelin institucional ndërkombëtar dhe aftësinë e individëve për të qenë të mbrojtur kur bëjnë një kallëzim,” tha për BIRN Ecaterina Camenscic nga Transparency International Bullgaria.

Ajo tha se pavarësisht sistemit të mirë gjyqësor të Bullgarisë, zbatimi ende nuk është vënë në provë.

“Ne jemi një vend i vogël me eksporte të kufizuara. Është një fakt se nuk ka raste që përfshijnë Bullgarinë, por mund të mos kenë pasur arsye,” tha Camenscic.

Megjithatë, raporti nënvizon disa nga mangësitë e sistemit gjyqësor bullgar në trajtimin e rasteve ndërkombëtare.

“Mangësitë në praktikë janë për shkak të mungesës së aftësive, ngarkesës së madhe të punës (të institucioneve përkatëse) dhe aftësisë së pamjaftueshme gjuhësore,” thuhet në raport.

Disa pjesë të kuadrit ligjor të Bullgarisë që mund të përmirësohen më tej, sugjeron raporti.

Këto përfshijnë dispozita në kodin penal për të mbajtur kompanitë përgjegjëse për akte ryshfeti të kryera nga filialet e tyre dhe sipërmarrjet e përbashkëta me adresa dhe seli jashtë Bullgarisë.

Camenscic tha gjithashtu se institucionet kryesore gjyqësore të vendit nuk kanë një sistem informacioni të organizuar sistematikisht. (reporter.al)