Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Ramush Haradinaj Kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhen të cilët 21 vjet më parë kishin rënë heroikisht në luftën e lavdishme për lirinë e Kosovës.

“Sot, së bashku me më të riun e familjes Pajaziti, Blinorin, dhe me bashkëpunëtorë, nderova themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahirin me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhen, të cilët 21 vite më parë ranë heroikisht në luftën e lavdishme për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj më tej ka theksuar se veprat e heronjve të kombit mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat që pasojnë.

“Me sakrificën e tyre sublime trasuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë sonë. Vepra e heronjve të kombit mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat që pasojnë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb.