Ndertesa e Qeverise, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Qeveria Sërish ia Vazhdon Mandatin EULEX-it

Qeveria e Kosovës në një mbledhje urgjente, ka miratuar projektligjin me të cilin misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, ia vazhdoi mandatin edhe për dy vjet të tjera.

Tani projekt-ligji do t’i dërgohet Kuvendit për miratim gjatë ditës së nesërme.

Mbledhja e cila zgjati shumë pak, u thirr nga Zyra e Kryeministrit gjysmë ore para se të mbahej.

Në mbledhjen e sotme ka folur vetëm Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka arsyetuar projektligjin, ndërsa kur Kryeministri Mustafa e ka hapur debatin, asnjë nga anëtarët e kabinetit të tij nuk e ka marrë fjalën.

Kuçi tha se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, nuk është përgjigjur në letrën të cilën ia ka dërguar Preisdenti Hashim Thaçi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, prandaj, sipas tij, duhet ligj i veçantë për këtë çështje.

Projektligji u miratua nga të gjithë anëtarët e qeverisë.

http://kallxo.com/qeveria-pajtohet-dy-vjet-shume-eulex/

http://kallxo.com/vetevendosje-nuk-e-pranon-mandatin-e-zgjatur-te-eulex/

http://kallxo.com/kuvendi-ende-ne-terr-per-eulex/

http://kallxo.com/capussela-eulex-duhet-te-largohet-menjehere/