Mbledhja e Qeverisë Haradinaj - Foto: KALLXO.com
Qeveria e Kosovës Dënon Provokimet e Koresë së Veriut
Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj aktiviteteve të Koresë Veriore, duke i cilësuar të papranueshme përpjekjet e këtij vendi të largët aziatik për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore.
Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria e Kosovës aktivitetet e autoriteteve të Phenianit i sheh si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në këtë komunikatë.
Më tej, Qeveria e Kosovës thekson se rreshtohet përkrah botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.