Autobus në Prishtinë | Foto nga Rron Gjinovci

Qeveria ‘Çon' Autobusët në Zyrë të Thaçit

Qeveria gjithashtu miratoi propozim-vendimin për t’i kërkuar Presidentit të Kosovës autorizim për ta nënshkruar kredinë e “Trafikut Urban” me Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim për këta autobusë.

Kur u shqyrtuan këto dy propozim-vendime, Kryeministri Mustafa shpjegoi rrugën institucionale që duhet ndjekur në lidhje me kredinë që e bën Komunën e Prishtinës me 51 autobusë të rinj.

Sipas Mustafës, ministri i Financave Avdullah Hoti duhet të autorizohet nga Presidenti në lidhje me këtë kredi dhe pastaj projektligji për kredinë e autobusëve do t’i shkojë Kuvendit të Kosovës ku duhet të miratohet me dy të tretat e votave të deputetëve.

Mustafa tha se së pari ministri Hoti duhet të marrë autorizimin e Thaçit për këtë kredi.

Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës vazhdimisht kanë fajësuar njëra-tjetrën për vonesat rreth kësaj kredie. Këto vonesa shtynë pajisjen e “Trafikut Urban” me autobusë të rinj për më shumë se një vit.

Komuna kërkonte që garanci BERZh-it t’i jepte Ministria e Financave, ndërsa kjo ministri kërkonte që garancinë ta jepte komuna, pasi ajo e ka nën kompetenca ndërmarrjen.

Më 9 qershor në Kuvendin Komunal të Prishtinës për këtë kredi garantoi Komuna e Prishtinës në rast se “Trafiku Urban” nuk mund t’ia kthejë atë BERZh-it.

http://kallxo.com/pas-debatit-pajtim-per-kredine-e-autobuseve/

Dy propozim-vendimet e sotme në lidhje me kredinë e autobusëve i paraqiti para kabinetit qeveritar ministri i financave Avdullah Hoti. Pastaj këto propozim-vendime u miratuan unanimisht.

Kryeministri Mustafa nuk i la pa i përmendur përplasjet me Komunën e Prishtinës, kur Hoti paraqiti propozim-vendimet për kredinë e autobusëve.

“Deshta me pyet ministrin mos po dashka me të autorizu kryetari i komunës,” tha Mustafa.