Punëtorët e shtetit këtë muaj marrin pagat më herët

Ministria e Financave ka njoftuar qytetaret që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.

Ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publik është bërë më herët për nder të fillimit të vitit të ri shkollor.

Në njoftim, ministri i Financave Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju ka uruar suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

“Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht”, thuhet në komunikatën e MF.