Protesta e sotme në Pejë. Foto: Kallxo.com
Protesta në Pejë: Haradinaj e ka Dëshmuar Pafajësinë
Protestës së thirrur nga AAK-ja ju kanë bashkangjitur edhe subjekte tjera politike të komuniteteve në Kosove dhe shoqëria civile e Pejës.
Kryetari i ri i degës së AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, tha se lideri i tyre dy herë dëshmoi pafajësinë e luftës së UÇK-së para drejtësisë ndërkombëtare.
“Lideri i shquar politik dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj iu përgjigj me dinjitet drejtësisë ndërkombëtare dy herë radhazi dhe dëshmoi pafajësinë e tij dhe të Kosovës në gjykatën e Hagës. Edhe sot Serbia bën përpjekje për ta njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe liderët e saj,” tha Gashi.
Duke iu drejtuar protestuesve në emër të shoqërisë civile, Veton Mujaj nga organizata “Syri i Vizionit” tha se arrestimet e vazhdueshme dhe me aq lehtësi të personaliteteve të Kosovës janë të papranueshme
Ai kërkoi nga institucionet e Kosovës të bëjnë me shumë për mbrojtjen e qytetarëve te saj.
“Institucioneve të Republikës së Kosovës ju drejtohemi me kërkesën që të punojnë më shumë dhe të mbrojnë qytetarët e Kosovës nga ndalimet e tilla, që e ulin prestigjin e shtetit tonë dhe i krijojnë hapësirë Serbisë që edhe më tej të vazhdojnë politikat e shantazhit dhe bllokadave për qytetarët e Kosovës” tha Mujaj.
Ne emër të komunitetit boshnjak foli kryetari i SDA –së, Numan Baliq, ndërsa nga subjekti politik që përfaqëson egjiptianët foli kryetari i IRDK-së, Xhevdet Neziri.
Ndërsa Gazmend Syla nga OVL-të e Pejës tha së komandanti i tyre duhet liruar sepse i duhet popullit të Kosovës.
Një protestë në kërkim të lirimit të Haradinajt u mbajt sot edhe në Gjakovë.
http://kallxo.com/ne-gjakove-kerkohet-lirimi-haradinajt-nga-burgu-francez/