Protesta e 10-të Kundër ‘Klanit Pronto’

Një grup qytetarësh e kanë vazhduar edhe sot ritualin e protestave të së enjtes, kundër qeverisë.

Ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ai “Skënderbeu” para objektit të qeverisë duke kërkuar largimin e qeverisë të cilën e akuzuan për korrupsion.

Mrika Sefaj nga iniciativa “#Protestoj” tha gjatë protestës se korrupsioni i qeverisë e ka lënë vendin pa liberalizim të vizave.

“Protestoj për të 10tën herë sepse e dua Kosovën ndryshe pa korrupsion e ka klika Pronto, sepse korrupsioni juaj na la në izolim e pa liberalizim sepse dua demokraci të mirëfilltë sepse dua që zëri im të vlej, sepse dua barazi para ligjit sepse dua dinjitet për liri të shprehjes sepse dua punë e jo lëmoshë sepse kërkoj shërim në vend e jo jashtë vendit sepse nuk dua diskriminim”, tha Sefaj.

Ajo ka thënë se protesta të tilla do të mbahen çdo të enjte “deri në largimin e qeverisë”.