Suspendimet në polici për shkak të tenderi për pjesë të makinave

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar gjatë ditës së sotme pas nisjes së hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Imer Beka, ka dhënë detaje për KALLXO.com në lidhje me suspendimin e zyrtarëve policor.

Në mesin e të suspenduarve është edhe Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse Granit Fetahu, për të cilin KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme për suspendimin e tij.

Sipas Bekës tre zyrtarët e tjerë të suspenduar janë edhe Safer Bajrami-zyrtar në flotë, Ramadan Syla-shef i flotës operative dhe Mentor Beqiri- Zyrtar ligjor.

“Në bazë të informatave nga hetuesit e IPK-së, zyrtarët policorë janë suspenduar për shkak të dy tenderëve, njëri për pjesë të veturave ndërsa tenderi tjetër ka qenë për furnizim me tonerë”, tha Beka për KALLXO.com.

.Gjatë ditës KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Granit Fetahu por i njëjti ka qenë i paqasëshëm ndërsa zyra e mediave e policisë nuk a komentuar më shum përpos se ka konfirmuar lajmin për suspendimin e katër zyrtarëve

https://kallxo.com/suspendohet-drejtori-i-prokurimit-ne-policine-e-kosoves/