Foto: Ilustrim Armët e konfiskuar nga Policia e Kosovës- Foto: PK

Prokuroria: 100 mijë franga u premtuan për vrasjen e Gjakovarit

“100 mijë franga zvicerane ishin premtuar për vrasjen e një qytetari të Gjakovës”, kështu thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Pejës e cila synon të zbardhë një vrasje misterioze që kishte ndodhur në rajonin e Deçanit.

Aktakuza pretendon se porositësi i vrasjes ishte i  pandehuri B.R., ai u kishte premtuar paratë të akuzuarve Gj.P., A.S. dhe M.S. ta kryejnë vrasjen e viktimës F.Gj..

Plani për vrasjen sipas aktakuzës së Prokurorisë ishte kryer duke e mashtruar viktimën të cilën  dorasi e kishte joshur me një sasi të narkotikëve. Kur viktima kishte arritur në fshatin Llukë të Komunës së Deçanit ai ishte qëlluar me automatik nga i dyshuari A.S.. Në njoftimin e saj Prokuroria nuk ka saktësuar nëse paratë ishin dorëzuar tek të dyshuarit.

Për të akuzuarin Gj.P. Gjykata e Pejës ka mbajtur një proces gjyqësorë lidhur me këtë rast. Pas deklaratave në këtë proces ka filluar edhe hetimi i gjerë për vrasje me pagesë.

https://kallxo.com/ekstradohen-nga-zvicra-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-vitit-2014/

Shkrimi i Gjatë

LAJM I FUNDIT:

https://kallxo.com/qeveria-merr-kredi-10-vjecare-prej-qytetareve-dhe-bizneseve/