Pallati i Drejtësisë | Foto: KALLXO.com

Prokurori Mungon në Gjykimin e Punëtorëve të Bankës

Kryetarja e trupit gjykues gjatë evidentimit të pranisë së palëve ka vërejtur se mungonte përfaqësuesi i aktakuzës-prokurori i shtetit.

Ajo tha prokurori ka pasur ftesë për këtë seancë, por gjykatën nuk e ka njoftuar për mungesën e tij.

Në mungesë të kushteve të parapara me ligj për vazhdimin e seancës, kryetarja e trupit gjykues mori vendim që ta shtyjë atë.

Seanca e ardhshme do të mbahet më datën 23 maj 2016.

Burim Ademaj, Ilir Kryeziu, Maliq Behluli dhe Besnik Delijaj punonjës të degës së NLB Bankës në Suharekë, akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për disa vepra penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës, të mashtrimit dhe të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autorizimit.

Prokuroria ka bërë një ricilësim të aktakuzës duke futur në aktakuzë edhe Miradie Morinën, punonjëse e të njëjtës degë të NLB-së.

Këta pesë persona akuzohen se përdorën për përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete para të afatizuara të klientëve të kësaj banke.

Këtë sipas aktakuzës e bënë në periudhën nga viti 2008 deri në muajin maj të 2011-ës.

Kallo.com e ndoqi edhe më herët këtë gjykim.

http://kallxo.com/negocimi-i-fajesise-shtyn-pa-afat-gjyqin-e-ish-punonjesve-te-nlb/

http://kallxo.com/punetoreve-te-bankes-u-refuzohet-marreveshja-per-pranim-fajesie/

http://kallxo.com/ish-punetoret-e-nlb-se-hezitojne-ta-pranojne-fajesine-pas-ndryshimit-te-aktakuzes/

http://kallxo.com/dalin-para-gjykates-punonjesit-e-bankes-qe-perdoren-para-te-klienteve/