Ndërtesa e Komunës së Vitisë - Foto: KALLXO.com

Prokurori Mungon në Gjykimin e Drejtorit të Arsimit

Ademi e arsyetoi mungesën me faktin se në të njëjtën kohë duhej të merrte pjesë në një gjykim i cili kishte prioritet, ngase të akuzuarit e tij ndodheshin në paraburgim.

Për shkak të mungesës së prokurorit, seanca ndaj Qahil Sahitit u shty nga gjyqtari Xhavit Haziri.

Drejtori i Arsimit në Viti Qahil Sahiti akuzohet se ka pranuar në punë një mësimdhënës pa hapur konkurs.

Aktakuzën ndaj Sahitit Prokuroria Themelore në Gjilan e ngriti më 16 nëntor 2015.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, me 1 gusht të vitit 2015 i pandehuri me dashje ka cenuar të drejtën e punësimit të së dëmtuarës Luljeta Pira duke ia mohuar të drejtën për punësim.

“Konkursi ka qenë i shpallur vetëm për mësimdhënës të muzikës, ndërsa për lëndën përkatëse gjeografi nuk ka pasur fare konkurs dhe duke mos i zbatuar rregullat e konkursit pranoi kandidatin tjetër Faik Ramadanin, edhe pse për atë pozitë ka qenë i obliguar të hapë konkurs pune,” thuhet në aktakuzë.

Sipas prokurorisë, të dëmtuarës edhe pse i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me konkurs, i është mohuar e drejta për punësim të lirë nën kushte të njëjta, me çka i pandehuri Qahit Sahiti ka kryer veprën penale cenim të të drejtave të punësimit dhe të papunësimit.

KALLXO.com kishte shkruar edhe më herët për rastin ndaj drejtorit të arsimit.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-drejtorit-te-arsimit-ne-viti/

Mungesa e prokurorëve është shumë e shprehur në Gjykatën e Vitisë. Aty gjatë tërë javës janë të angazhuar vetëm dy prokurorë, por ka raste kur gjatë ditës një prokuror merret me disa lëndë.