Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet gruaja me shtetësi zvicerane, dyshohet se kanosi burrin

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një grua me shtetësi zvicerane nën dyshimin se e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës, burrë kosovar.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Viti më 18.04.2024, në 21:30h.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit te e dyshuara, në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram.

Po ashtu është njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.