Gjendet i vdekur një person në Viti

Një 54-vjeçar është gjetur sot më 22.03.2024 i vdekur në objektin e Tregut të Gjelbërt në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti.

Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes.

Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjekësore, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Për rastin është njofuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”- ka thënë Hashani për KALLXO.com më 22.03.2024