Ilustrim

Viti - Vidhen para e stoli ari në një shtëpi, Policia nis hetimet

Një rast i vjedhjes në një shtëpi Viti ka ndodhur të dielën më 12.05.2024.

Policia rastin e ka cilësuar si ‘vjedhje e rëndë’ dhe me urdhër të prokurorit ka nisur hetimet.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe nga aty kanë vjedhur para dhe stoli ari.

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një shumë të hollash, si dhe një sasi të stolive të arit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.