Shkumbin Demaliaj, AAK

Prokurori kërkon paraburgim për deputetin e AAK-së

Prokuroria kërkon paraburgim për deputetin e arrestuar Shkumbin Demalijaj. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori i rastit Rexhep Maqedonci.

Maqedonci ka treguar arsyet për të cilët është arrestuar deputeti Demalijaj.

“Është arrestuar deputeti Shkumbin Demalijaj me kërkesë timen. Për veprën penale kanosje, për dy deklarata të tij të dhëna në media, në televizionin publik RTK ka kanosur publikisht prokurorin e Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, kjo me datën 17 ndërsa të njëjtën e ka përsëritur me datën 25 shtator të vitit 2018 në televizionin T7 në emisionin Frontal”, deklaroi për KALLXO.com prokurori Maqedonci.

Ai më tej tha se nesër pritet që të mbahet seanca ndaj deputetit duke deklaruar se Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

KALLXO.com ka marrë vesh se para pak çastesh është arrestuar Shkumbin Demalijaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe prokurori i çështjes.

https://kallxo.com/prokurori-tregon-arsyet-e-arrestimit-te-deputetit-demaliaj/

https://kallxo.com/deputeti-demaliaj-lajmerohet-nga-qendra-e-ndalimit/