Prekaz, Kulla e Jasharajve

Projektligji për kompleksin 'Adem Jashari' dërgohet në kryesinë e kuvendit

Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka miratuar dhe e ka dërguar në kryesi të Kuvendit të Kosovës, Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ganimete Musliu, kryesuesja e grupit punues për këtë projektligj, ka thënë se projektligji është i gatshëm që të shndërrohet në ligj.

“Projektligji i plotëson të gjitha kriteret që të jetë ligj, nuk ka vërejtje sepse e kemi trajtuar në seanca””, ka thënë deputetja e PDK-së.

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Veprimtaritë Hidrometeorologjike.

Anëtari i komisionit, Sali Salihu gjatë mbledhjes së fundit të sesionit pranveror ka ngritur çështjen e dëmeve në kulturat bujqësore në Rahovec dhe në vendet e tjera nga moti jo i qëndrueshëm.

Kryetari i komisionit, Muharrem Nitaj gjatë mbledhjes ka deklaruar se në planin e punës së komisionit për pesë mujorin ardhshëm të këtij viti, do të jenë dëmet në bujqësi.