Asgjësimi i produkteve me afat të skaduar në Prizren, Foto: Komuna e Prizrenit

Prizren Konfiskohen Ushqime me Afat të Skaduar

Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Prizrenit ka asgjësuar produkte me afat të skaduar me vlerë mbi 14 mijë euro.

“Pas kërkesës së parashtruar nga një kompani vendore, Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, dje kanë asgjësuar artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar të përdorimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Gjatë aksionit për konfiskimin e produkteve të mishit të prishur, Inspektorët Komunal kanë konfiskuar një sasi të mishit në tregun e veturave.

Komuna e Prizrenit ka ftuar qytetarët që të lajmërojnë për rastet e produkteve me afat të skaduar, duke thirrur në numrin 0800 19 200.