Presidentët Hashim Thaçi e Ilir Meta - Foto: KALLXO.com

Presidenti i Shqipërisë Pritet me Nderime të Larta në Gjilan

Gjilani sot është qendër e shumë aktiviteteve për nder të festës së 28 Nëntorit.

Kjo festë nis me ardhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës.

Presidenti Meta është pritur nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, dhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Garda e Nderit e FSK-së është rreshtuar në pritje të presidentit shqiptar.

Presidentët Meta e Thaçi dhe kryetari i Gjilanit do të dekorojnë personalitetet që u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve në Gjilan.

Më pas, tre udhëheqësit do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan – zbulimin e shtatores së Heroit Kombëtar Idriz Seferi.

Ndërkohë, në qytet ka filluar festa për Ditën e Flamurit.

Festa e 28 Nëntorit në Gjilan – Foto: KALLXO.com