Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MASH pritet të dal me njoftim nëse do jetë e hëna ditë pushimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të dal sot me njoftim nëse e hëna do jetë ditë pushimi në nder të festës së 28 nëntorit.

Disa shkolla tashmë kanë filluar të bëjnë njoftime për këtë ditë pushimi.

Diellza Kukaj nga zyra për media e MASH për Kallxo.com tha se shkollat janë bazuar në udhëzimin administrativ të kalendarit shkollor dhe pritet që edhe Ministria të dal me njoftim.

“Në bazë të udhëzimit administrativ të kalendarit shkollor, 28 nëntori është ditë feste, pra shumë shkolla që kanë dal me atë njoftim janë bazuar në kalendarin e ditëve festive. Ministria po ashtu pritet të dal me njoftim”, ka thënë Kukaj.