Një nga qentë për të cilët kujdeset aktivistja Lyudmila Yevdokimova - Foto: REL/Courtesy Photo

Prej Nesër në Malishevë Fillon Vaksinimin e Qenve Shtëpiakë

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Malishevës ka bërë të ditur se nga nesër, 28 mars 2018, fillon vaksinimi i qenve me pronar.

Vaksinimi bëhet kundër sëmundjes së tërbimit dhe dehelmetizimin e tyre kundër ekinokokut.

“Me këtë rast, luten të gjithë pronarët e qenve, që të bashkëpunojnë me ekipet për vaksinimin e qenve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, janë njpftuar të gjithë pronarët e qenve, se njoftimet për vaksinimin e qenve në vendbanimin e tyre, do të bëhen dy ditë më herët në vendet publike, siç janë shkollat, dyqanet dhe shtyllat elektrike nëpër fshatra.

Ky projekt, është i mbështetur nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë.