Policia jep detaj rreth aksidentit te Konviktet e Studentëve (FOTO)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur në udhëkryqin mes Konvikteve dhe Fakultetit Teknik, në kryeqytet.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Agron Borovci, dhe e ka pyetur rreth aksidentit.

Ai tha se në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 15:00 janë lënduar 4 persona.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti. Policia është duke u marrë me rastin”, tha Borovci.

KALLXO.com raportoi për një aksident para pak minutash i cili ka ndodhur në udhëkryqin mes Konvikteve të Studenteve dhe Fakultetit Teknik në Prishtinë.

http://kallxo.com/foto-aksident-i-rende-trafiku-te-konviktet-e-studenteve/

Përveç një veture të dëmtuar në fotot e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihej edhe një shtyllë e semaforëve e dëmtuar në këtë aksident.