Policia Flet për Vrasjen në Mati 1

Sipas policisë, informacioni për të shtëna armësh në këtë lagje kishte ardhur rreth orës 22:00, ndërsa forcat e rendit kishin dalë në vendin e ngjarjes duke konstatuar se ka të vdekur e të plagosur.

57 vjeçja me inicialet M. G, sipas njoftimit të policisë, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” thuhet në njoftimin e policisë.

E 47 vjeçi me inicialet Xh. H, i plagosuri në këtë ngjarje është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga kjo ngjarje është arrestuar 62 vjeçi me inicialet R. G, të cilit i është konfiskuar një armë dhe një karikator i zbrazur.

Sipas policisë rasti po hetohet, ndërsa është cilësua vrasje e rëndë.

KALLXO.com shkroi edhe mbrëmë në lidhje me këtë ngjarje.

http://kallxo.com/nje-grua-e-vrare-ne-prishtine/