ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia: Fajdeja në Prizren nga 4 mijë u rrit në 15 mijë euro

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren për fajde dhe detyrim.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari i ka dhënë të dëmtuarit para në vlerë 4 mijë e 500 euro.

Policia ka njoftuar se i njëjti duke e shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes teleefonit, e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.