Ilustrim

Podujevë, arrestohet pasi mashtroi personin për një traktor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi që e kishte mashtruart një person, duke ia marrë një traktor me premtimin se do t’ia kompensojë me dyer dhe dritare.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe i dyshuari me vendim  të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.