Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sot në një qendër votimi në Drenas - Foto: KALLXO.com

Pjesëmarrje e Ulët në Votime në Drenas

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët dolën më të votuarit në raundin e parë të mbajtur më 4 dhjetor, por pa mundur asnjëri që ta marrin shumicën e votave.

Sipas saj numri i votuesve që po marrin pjesë në zgjedhjet e raundit të dytë është më i vogël se sa në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

“Krahasuar me zgjedhjet e raundit të parë më 4 dhjetor 2016 në të njëjtën kohë kanë votuar 4 mijë e 55 votues apo 7. 63 për qind”, tha Daka.

Kryesuesja e KQZ-së tha se deri më tani procesi i votimi në komunën e Drenasit, është duke shkuar në rregullt.

“Sipas informatave nga dhoma operative e cila funksion në kuadër të KQZ-së deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregullt dhe nuk ka ndonjë çështje që do të prishte imazhin e zgjedhjeve”, deklaroi Daka

E para e KQZ-së tha se shpreson se deri në orën 22:00 ky institucion të dal me rezultatet preliminare të zgjedhjeve të raundit të dytë në komunën e Drenasit.

“Unë konsideroj që kemi tani dy kandidatë edhe numërimi është  shumë më i lehtë dhe më i shpejtë dhe shpresoj  që diku rreth orës 22:00 do të dalim me rezultatet preliminare.