Pesë Vjet nga Heqja e lapidarit në Preshevë

Pesë vjet më parë më 19 janar 2013 forca të shumta të xhandarmërisë serbe hoqën pllakën me emrat e ushtarëve të vrarë të UÇPMB-së në Preshevë.

Atëherë, herët në mëngjes pjesëtarët e xhandarmërisë bllokuan sheshin ku ishte i vendosur lapidari, ndërsa më pas një ekskavator e hoqi atë.

Lapidari u ngarkua pastaj në një kamion dhe u largua në drejtim të panjohur.

Gjatë heqjes së lapidarit nuk pati ndonjë incident.