Kërkohet zyrtarisht që në Preshevë të hapet dega e gjuhës shqipe e Universitetit të Beogradit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se ka kërkuar zyrtarisht që në Preshevë të hapet dega e gjuhës shqipe e Universitetit të Beogradit.

Lutfiu ka thënë se këtë e ka kërkuar përmes një shkrese dërguar Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit, Katedrës së Albonologjisë, si dhe Ministrisë së Arsimit në Serbi.

“Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë. Përveç kësaj, hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë fakultet” – ka shkruar Lutfiu.