Shpaloset programi i Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë

Edicioni i XVIII i  Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevës do të orgamziohet nga data 16.11.2023, deri më datë 19.11.2023.

Ky festival organizohet nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe  “Teatri i Qytetit” të Preshevës.

Kujtim Sadriu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashica” dhe “Teatrit të Qytetit të Preshevë” tha për KALLXO.com se ky festival që është ndër më të vjetrit në Luginën e Preshevës do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës, “Abdulla Krashica” në Preshevë.

Festivali do të hapet me premierën shfaqjes “Grafitet” me regji të Naser Shatrollit.

Përveç kësaj shfaqje, gjatë ditëve të “Komedisë shqiptare” do të shfaqen edhe komedia “ “Loja e martesës” me regji të Shkëlzen Berishës të Teatri të Gjilanit, “Mos i luaj anglezët” me regji të Elmir Sejfullai të Teatri të Gostivarit dhe shfaqja “Dashnorët vdesin duke qeshur” me regji të Ben Apolloni e Teatrit “Avdush Hasani” – Podujevë.

Drejtori i Festivali ka thënë se për shkaqe financiare organizatorët nuk do të mund të zgjerojnë aktivitetet e festivalit.

“Për shkak të vështirësive financiare nuk kemi mundur të zgjerojmë aktivitetin, por krejt kjo sakrificë edhe kur nuk kemi pushtet lokal jemi përkushtuar ta realizojmë si edicion” – ka thënë drejtori Sadriu.

Drejtori Sadriu ka thënë se në fund të festivalit do të ndahen 7 çmime; “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Aktorja më e mirë e Festivalit”, “Aktori më i mirë i Festivalit”, “Roli më i mirë dytësor aktore”, “Roli më i mirë dytësor aktor” dhe “Çmimi special”.

Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” u themelua në viti 1995, me iniciative të personalitete të njohura të kulturës nga Lugina, Kosova e Shqipëria.

Festivalit ” Ditët e Komedisë Shqiptare” deri më sot ka mbajtur XVIII (18) edicion duke mbledhur trupa teatrore e shfaqje nga gjithë teatrot shqiptare, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.