Mediat në gjuhën shqipe në Serbi ankohen për diskriminim në financim

Media në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës po ankohen se po diskriminohen.

Këtë shqetësim, këto media e shfaqën në një takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.

Në komunikatën për media të ZKM-së, thuhet se edhe pse përcaktimet ligjore sigurojnë qasje në barabartë për media, në Serbi mediat shqiptare përballen me pengesa dhe vështirësi për sigurimin e mbështetjes financiare.

Bislimi, sipas komunikatës njoftoi përfaqësuesit e mediave me mundësitë e bashkëfinancimit nga mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.

Qeveria e Kosovës u shpreh e përkushtuar për përmirësimin e situatës në Luginë të Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.